Në Belgjikë është vjedhur një kamion që përmban 34,000 litra kimikate për prodhimin e eksplozivëve.
Mësohet se Interpoli ka paralajmëruar policët anti-terror nëpër Evropë për një automjet të vjedhur, me sa duket nga qyteti Zedelgem.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoRaportime të paverifikuara thonë se hajnat kanë ndryshuar targat e regjistrimit në mënyrë që të largohen lirshëm nga Belgjika, raporton “The Sun”, transmeton Koha.net.
Kamioni po bartte një substancë të ndjeshme të njohur si “Radiacid”, thotë Laura Alonso, reporterja e radios spanjolle “Radio Nacional”.
Kjo mësohet se i referohet një termi të përgjithshëm për disa produkte të krijuara nga prodhuesi i kimikateve “Oleon”, baza e së cilës korporatë është në Belgjikë.
Edhe Italia, e cila nuk kufizohet me Belgjikën, thuhet të ketë shtuar vigjilencën dhe sigurinë nëpër pikëkalime kufitare.