Botë

Një tërmet i fuqishëm trondit Xhakartën

Descriptive Text

Xhakarta, 23 janar – Një tërmet i fuqishëm me magnitudë 6,4 ballë Righter tronditi sot Xhakartën, duke shkaktuar evakuimin e shumë godinave në kryeqytetin indonezian, por nuk ka asnjë kërcënim për cunami dhe as informacione mbi viktimat, njoftoi një agjenci qeveritare, transmeton ATSH raportimin e AFP-së.

Tërmeti ndodhi në një thellësi prej 43 kilometrash, sipas Institutit Amerikan të Gjeofizikës (USGS).

“Epiqendra ishte 81 kilometra në jugperëndim të provincës së Bantenit në birgjet e ishullit Xhava, rreth 130 kilometra në jugperëndim të kryqytetit”, theksoi nga ana e saj Agjencia Indoneziane e Gjeofizikës (BMKG).

Indonezia, që numëron 17 000 ishuj, ndodhet në “unaza e zjarrit” në Paqësor, ku përplasja e pllakave tektonike shkakton tërmete të vazhdueshme dhe një aktivitet vullkanik të lartë.