Interpol alarmon, në Belgjikë është vjedhur një kamion me materiale për bomba

Interpol alarmon, në Belgjikë është vjedhur një kamion me materiale për bomba

22 janar 2018 14:36

Interpoli ka dhënë alarmin se në Europë po qarkullon një kamion i grabitur, i cili përmban materiale për ndërtimin e bombave, transmeton abcnews. Aktualisht kërkimet vazhdojnë për mjetin e tonazhit të rëndë të grabitur në Belgjikë.

Ka nisur kërkimi në të gjithë Europën për një kamion me material për prodhimin e eksplozivëve. Alarmi është dhënë nga Interpol, që I ka shpërndarë komunikimin të gjithë policive europiane dhe ekipeve të anti-terrorizmit, pas grabitjes që ka ndodhur në Belgjikë. Autorët kanë arritur të marrin një remorkio me materiale për prodhimin e bombave.

Targa e mjetit të tonazhit të rëndë është “1-QEB-708”. Nuk është akoma e qartë nëse automjeti ka dalë jashtë Belgjikës. Në frontin investigative ka shumë hipoteza. Hajdutët mund të kenë ndërruar target e mjetit me tonazh të rëndë në mënyrë që të largohen nga vendi, ose e kanë dërguar në një vend të sigurtë për të shkarkuar materialin.

Kjo është një ngjarje akoma me konture të errëta dhe e papërcaktuar, por që sjell në vëmendje tmerrin e terrorizmit duke marrë parasysh materialin e grabitur. Interpoli vazhdon hetimet lidhur me rastin, ndërsa të gjitha policitë europiane janë të alarmuara dhe janë në gatishmëri.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme