“Fake News” ndikuan në rezultatet e zgjedhjeve parlamentare të Austrisë

“Fake News” ndikuan në rezultatet e zgjedhjeve parlamentare të Austrisë

22 janar 2018 12:16

Rreth tre të pestat e austriakëve kanë deklaruar se ishin “relativisht të sigurtë” se të ashtuquajturat lajme të rreme (“Fake News”) kanë ndikuar në rezultatin e zgjedhjeve parlamentare të vjeshtës së vitit 2017, sipas një studimi të kryer nga Instituti i kërkimeve Ndërkombëtare për Tregun dhe Analizën Sociale, IMAS.

Të anketuarit kanë qenë të bindur në përgjigjet e tyre, pavarësisht faktit se Partia Popullore Konservatore (VP) ka tërhequr akuzat e saj kundër Partisë Socialdemokrate (SP) dhe ish-këshilltarit të SP-së, Tal Silberstein, lidhur me pretendimet se mund të kenë zhvilluar një fushatë të pandershme, transmeton ATSH raportimin e APA.

IMAS kreu dy anketime, njëra prej të cilave u zhvillua përpara zbulimit të site-ve të rreme, pro dhe kundër Sebastian Kurz në Facebook.

Në sondazhin e dytë, një pjesë e mirë e të anketuarve treguan shqetësimet e tyre rreth lajmeve të rreme.

Ndërsa, 59 për qind e të pyeturve,thanë se lajmet e rreme përbënin një kërcënim për shoqërinë.

Përpara zbulimit të faqeve të rreme, ky shqetësim ishte raportuar nga vetëm 48 për qind e të anketuarve.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme