Botë

Kina akuzon SHBA-në për shkelje të sovranitetit

Descriptive Text

Ministria e Jashtme kineze sot akuzoi një anije luftarake të SHBA-së se ka hyrë në ujërat territoriale kineze pa leje, duke shtuar se do të ndërmarrin “masa të nevojshme” për të mbrojtur sovranitetin.

Më 17 janar, shkatërruesi amerikan Hoper iu afrua ishullit Huangjan në Detin e Kinës Jugore, sipas një deklarate, transmeton Reuters.