Serbinë e merr malli për ish – Jugosllavinë, do union doganor në rajon

Serbinë e merr malli për ish – Jugosllavinë, do union doganor në rajon

17 shkurt 2017 13:52

Kryeministri i Serbisë sot është takuar me kancelarin austriak Christina Kern.

Shefi i Qeverisë serbe, siç njofton tanjug, ia ka dorëzuar zyrtarit të lartë nga Austria “dokumentin” për Ballkanin Perëndimor me qëllimin e krijimit të tregut të lirë dhe të Unionit Doganor në rajon, transmeton Koha.net.

Media e Beogradit nuk tregon se kjo është dëshirë e Serbisë që ta ripërtërijë disi ish – Jugosllavinë.

Fjala është, siç ka thënë Vuçiq, që të “afrohen territoret tona dhe që të lehtësohet qarkullimi i mallit”.

Kancelari austriak nuk është deklaruar rreth këtij“dokumenti”.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme