Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Qeveria e SHBA-së përballet me mbyllje

Qeveria e Shteteve të Bashkuara, mesnatën e 19 janarit (sipas kohës lokale), përballet me mbyllje, nëse demokratët dhe republikanët nuk arrijnë marrëveshje për ligjin e financimit.

Dhoma e Përfaqësuesve, një ditë më herët, e ka miratuar një ligj për të zgjatur fondet deri më 16 shkurt, transmeton rel.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Në Senat, megjithatë, demokratët kanë thënë se do ta pengojnë legjislacionin, nëse nuk negociohet marrëveshja për mbrojtjen nga dëbimi i rreth 700,000 imigrantëve që kanë arritur në SHBA si fëmijë dhe kanë qëndruar atje ilegalisht.

Shtëpia e Bardhë njoftoi se presidenti Donald Trump nuk do të shkojë në Floridë për fundjavë, siç ka qenë e planifikuar, nëse nuk miratohet ligji i financimit.

Nëse mbyllet qeveria, shërbimet jetësore, si inspektimi i ushqimeve, kontrollimi i sigurisë në aeroporte dhe zbatimi i ligjit federal do të vazhdojnë.

Punonjësit federalë, megjithatë, nuk do të paguhen.