Propozime në SHBA për ashpërsim të marrëveshjes atomike me Iranin

Propozime në SHBA për ashpërsim të marrëveshjes atomike me Iranin

19 janar 2018 14:30

Në Dhomën e Përfaqësuesve të Kongresit të Shteteve të Bashkuara dje është propozuar një legjislacion me të cilin synohet ashpërsim i kushteve në marrëveshjen atomike me Iranin, përkundër kundërshtimit të ndryshimeve të marrëveshjes nga ana e palës iraniane.Ky propozim-legjislacion është paraqitur nga republikani, Peter Roskam, dhe është mbështetur nga Liz Cheney, po ashtu, republikane, raporton AFP nga Uashingtoni.

Ky propozim “e qartëson atë që çdo marrëveshje efektive do të duhej ta përmbante”, tha Cheney.

Sipas saj, marrëveshja me Iranin duhet “së paku, ta autorizojë inspektimin çdokund dhe në çdo kohë, përfshirë inspektimet e kapaciteteve ushtarake, pastaj zbulimin e aktiviteteve të kaluara dhe aktuale atomike ushtarake dhe civile, ndalimin e pasurimit në shkallë të armatimit dhe kufizime në zhvillimin e raketave balistike”.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme