Parti e SDA e Sulejmana Uglaninit, për shkak të mosbesimit në organet shtetërore të Serbisë, sidomos atyre të Drejtësi e të Policisë, kërkon sërish ndryshime urgjente dhe të pa vonuara në Kushtetutën e Serbisë me qëllimin që të zgjidhet statusi i Sanxhakut dhe i popullit boshnjak, transmeton Koha.net.
Në kumtesën e partisë SDA, të cilën e publikon “veçernje novosti”, theksohet se "organet shtetërore serbe, pikësëpari Drejtësia e Policia, kanë humbur të drejtën dhe kredibilitetin për të vepruar në Sanxhak".
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo"Për këtë arsye, SDA e Sanxhakut, si parti minoritare parlamentare kërkon ndryshime urgjente e të pashlyeshme të Kushtetutës së Serbisë në mënyrë që përfundimisht të zgjidhet statusi i Sanxhakut dhe i popullit boshnjak në Serbi", theksohet në kumtesë, transmeton Koha.net.