Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Qeveria çeke jep dorëheqje

Qeveria çeke e miliarderit Andrej Babis miratoi formalisht sot dorëheqjen e tij të radhës, pasi dështoi një ditë më parë që të marrë besimin e deputetëve.

“Qeveria miratoi dorëheqjen e saj. Do t’i kërkoj presidentit të vendosë datën që t’ia prezantoj këtë personalisht”, deklaroi Babis gjatë një konference për shtyp.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Kushtetuta e Republikës Çeke parashikon deri në tre përpjekje për të krijuar një qeveri, dy të parat drejtohen nga presidenti dhe e treta nga shefi i dhomës së ulët, vend që mbahet aktualisht nga një anëtar i lëvizjes centriste ANO e Andrej Babis, transmeton kp.

ANO aktualisht ka 78 deputetë në 200 në Dhomën e Ulët të dalë nga legjislativet e tetorit, ndërsa për të pasur një mazhorancë duhen të paktën 101 deputetë në 200.

Deputetët e tetë partive të tjera të përfaqësuara në Dhomën e Ulët kanë votuar kundër qeverisë së tij të minorancës, duke përmendur si argument akuzat për mashtrim financiar me subvencionet evropiane që peshojnë mbi Babis.

Manjat i industrisë kimike, ushqimore dhe pronar i mediave të rëndësishme, Babis, ka hedhur poshtë akuzat për mashtrim dhe ka kërkuar heqjen e imunitetit të tij parlamentar, që do të debatohet të premten.