Botë

Vizita e Stoltenberg në Maqedoni, shenjë se i hapen dyert e NATO-s

Pas afro katër viteve një sekretar i përgjithshëm i NATO-s viziton Maqedoninë. Jens Stoltenberg mbrëm arriti në Shkup, ndërsa nesër do të ketë takime me autoritetet më të larta shtetërore dhe do të mbajë fjalim para deputetëve të Kuvendit të Maqedonisë, transmeton Zhurnal.

Pa marrë parasysh porosisë të cilën do ua jep autoriteteve maqedonase dhe qytetarëve, vet fakti i vizitës zyrtare në vendin tonë, në këtë periudhë intensive si në planë të brendshëm po ashtu edhe të jashtëm për Maqedoninë është porosi në vete.

Maqedonia intensivisht po punon për zgjidhjen e kontestit me Greqinë për emrin, e cila është pengesë për integrimet e Maqedonisë në familjen europiane. Për sot është caktuar raund i ri i bisedimeve në Nju Jork. Qeveria punon edhe në realizimin e planit 3-6-9 për realizimin e reformave, të cilat janë të duhura në drejtim të demokratizimit të vendit dhe vendosjen e sundimit të së drejtës.

Stoltenberg është sekretari i përgjithshëm i pestë që e viziton Maqedoninë.

Samiti i ardhshëm i NATO-s do të mbahet në Bruksel më 11 dhe 12 korrik, ndërsa Stoltenberg viziton Maqedoninë në periudhën ku intensivisht po punohet në zbatimin reformave, bisedimet për emrin, por edhe në një periudhë kur Maqedonisë i janë rritur pritshmëritë se më në fund do tu mundësohet të integrohen në lidhjen më të madhe ushtarako-politike në botë.

Sekretari i parë gjeneral që e ka vizituar Maqedoninë ishte Havier Sollana në vitin 1997. Ai më pas edhe dy herë kishte vizituar Shkupin në vitin 1998 dhe 1999.

Xhorxh Robertston, si i pari i Aleancës ka realizuar më shumë vizita në vend edhe atë të gjitha në vitin 2001 gjatë periudhës së luftës. Herën e parë e vizitoi Maqedoninë në prill të vitit 2001, ku realizoi gjashtë takime. Ai qëndroi në vend edhe gjatë nënshkrimit të Marrëveshjes së Ohrit më 12 gusht 2001, ndërsa vizita e fundit tij ishte në fund të dhjetorit të vitit 2001.

Jap de Hop Shefer Maqedoninë e kishte vizituar tre herë edhe atë në 2007, 2008 dhe 2009.

Për herë të fundit sekretar gjeneral i NATO-s ishte për vizitë në Maqedoni në maj të vitit 2014. Atëher Anders fog Rasmusen në mandatin e tij të fundit u takua me autoritetet më të larta shtetërore.