Botë

E majta rumune propozon një eurodeputete në postin e kryeministrit

Descriptive Text

Social-demokratët rumunë zgjodhën sot një eurodeputete, Viorica Dancila, për të pasuar kryeministrin që e detyruan të dorëhiqet për shkak të një konflikti brenda mazhorancës së majtë.

“Dancila është eurodeputete që prej vitit 2009, ajo është e respektuar në Bruksel, konsensuale, komunikuese dhe ka marrëdhënie të mira me zyrtarët e Komisionit”, deklaroi drejtuesi i Partisë Social-Demokrate, (PSD) Liviu Dragnea.

Social-Demokratët shkarkuan dje në mbrëmje kryeministrin e dytë në disa muaj, Mihai Tudose, në këtë post që prej muajit qershor.

Dancila mund të emërohet nesër nëse merr miratimin e presidentit, Klaus Iohannis, i cili do të presë në mesditë PSD dhe aleatin e tij të vogël liberal Alda.

Ajo do të bëhet e para grua kryeministre në Rumani.

“Emërimi i saj përbën gjithashtu një sinjal për Brukselin, sepse ne kërkojmë përmirësimin e marrëdhënieve të qeverisë me Komisionin Evropian”, shtoi Dragnea, ndërkohë që BE ka kritikuar këto muajt e fundit Rumaninë për një reformë të kundërshtuar të drejtësisë inkurajuar nga mazhoranca e majtë.

Në pritje, presidenti i qendrës së djathtë ngarkoi ministrin në ikje të Mbrojtjes, Mihai Fifor për të mbajtur përkohësisht postin e kryeministrit.