Botë

Pesë gazetarë dënohen me burg për propagandë terroriste

Pesë gazetarë, përfshirë një ish-korrespondent të “Lirisë në Turqi”, u dënuan sot me burg për propagandë terroriste nga një gjykatë e Stambollit.

Siç raporton “Dogan”, gazetarët Ragip Duran, Ayse Duzkan, Mehmet Ali Celebi dhe Huseyin Bektas u dënuan me një vit e gjysmë burg për pjesëmarrje në një fushatë solidariteti me Ozgur Gundem, një e përditshme pro-kurde e mbyllur me një dekret ligjor në tetor 2016, shkruan KP.

Kryeredaktori i së përditshmes, Huseyin Akyol u dënua ne 3 vite e 9 muaj burg.

Pesë të akuzuarit, të cilët nuk u paraqitën sot në gjykatë, ishin vënë nën akuzë për propagandë terroriste në mbështetje të partisë së Punëtorëve të Kurdistanit (PKK), një organizatë e klasifikuar terroriste nga ana e Ankarasë dhe aleatëve të saj perëndimorë.