Botë

Abbas thotë se Jerusalemi mbetet kryeqyteti i përjetshëm i Palestinës

Lideri palestinez Mahmoud Abbas deklaroi sot se presidenti amerikan Donald Trump duhet të turpërohet për shkak të mënyrës se si sillet ndaj përpjekjeve për zgjidhjen paqësore në Lindjen e Afërt.

Ai në takimin e këshillit qendror të Organizatës Çlirimtare të Palestinës kritikoi Trump dhe politikën e tij ndaj palestinezëve, duke përfshirë edhe njohjen e Jerusalemit si kryeqytet të Izraelit.

“Kryeqyteti ynë i përjetshëm është Jerusalemi dhe ne nuk do pranojmë ofertën për të bërë Abu Dis për kryeqytet të Palestinës në vend të qytetit të Jerusalemit”, ka thënë ai, transmeton KP.