Botë

Shpërthen vullkani, evakuohen mijëra banorë

Vullkani më aktiv në Filipine, Mayon, ka nisur të hedhë pjesë të llavës nga krateri i tij dhe zyrtarët kanë urdhëruar evakuimin e mijëra banorëve.

Vullkanologët filipinas dhe instituti sizmologjik paralajmëruan se erupsioni i rrezikshëm në malin Mayon është i mundshëm gjatë ditëve të ardhshme, transmeton AP.

Vullkani, i cili ndodhet në provincën Albay në qendër të Filipineve, nisi dje të hedhë hi, pasuar nga një shpërthim prej pesë minutash në mëngjesin e ditës së sotme, transmeton ksp.

Aktualisht është ngritur niveli tre i rrezikut, i cili konsiderohet si kritik.

Mbi 900 familje tashmë janë evakuuar nga zona e rrezikuar.

Shpërthimi më shkatërrimtar i këtij vullkani është regjistruar në shkurt të vitit 1841 kur ishte djegur një qytet dhe 1,200 persona kishin humbur jetën.

Shpërthimi i tij i fundit ka qenë në vitin 2014, duke hedhur llavë, gjë që shkaktoi evakuimin e mijëra njerëzve.