Botë

Jeta në shtetin e qeverisur mirë

Çfarë e bën një shtet të mirëqeverisur? Pa marrë parasysh se a është fjala për minimizimin e korrupsionit apo shtyrjen përpara të nismave në arsim, apo atyre mjekësore, qeveritë nëpër botë përdorin politika të ndryshme për të lehtësuar një shoqëri funksionale.

Për ta kuantifikuar efektshmërinë e këtyre politikave indekset, si Indeksi i Sundimit të Ligjit i Projektit për Drejtësi Botërore, Indeksi i Qeverisjes i Bankës Botërore dhe Indeksi i Progresit Social bëjnë sondazhe me banorët, përpilojnë statistika publike dhe rangojnë shtetet bazuar tek performansa e tyre nëpër kategori të ndryshme, shkruan sot Koha Ditore.

Derisa secili indeks varion sa i përket rangimit preciz, skema të caktuara shpërfaqen nga të tria, me të njëjtat shtete që ndodhen vazhdimisht në krye të listave, për politikat e tyre progresive sociale, besimin tek qeveria dhe sistemin efektiv të drejtësisë.

Sidoqoftë, politikat mund të llogariten të suksesshme vetëm nëse prej tyre përfitojnë qytetarët, kështu që kemi biseduar me banorët që jetojnë në disa prej këtyre shteteve, për të kuptuar se cilët faktorë ndikojnë më së shumti në përdishmërinë e tyre.

Danimarka

Ndonëse të gjitha shtetet e Nordikut janë në krye të listave, bazuar mbi secilin indeks, Danimarka zakonisht del përpara fqinjëve të vet (duke e lënë shumë prapa pjesën tjetër të botës) me rezultate gati të përkryera në rangimin e “Nevojave Themelore Humane” në Indeksin e Progresit Social të 2017-s, që përfshin përmbushjen e nevojave ushqimore dhe mjekësore të qytetarëve të saj dhe sigurimin e qasjes në njohuri bazë dhe komunikim...(Artikullin e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të Kohës Ditore)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.