Trumpi paguan 130 mijë dollarë pornostaren për të heshtur lidhur me marrëdhëniet që kishin pasur

Trumpi paguan 130 mijë dollarë pornostaren për të heshtur lidhur me marrëdhëniet që kishin pasur

13 janar 2018 10:15

Ish-aktorja e filmave porno, Stormy Daniels, është paguar 130 mijë dollarë, për të heshtur mbi marrëdhëniet seksuale që kishte pasur me presidentin amerikan Donald Trump.

Avokati i Donald Trumpit, Michael Cohen, megjithatë mohon se Trumpi ka pasur marrëdhënie me Daniels në vitin 2006, por ka lënë të kuptohet se pornostarja është paguar 130.000 dollarë për ta parandaluar që ajo të flasë me dikë për takimin që kishte pasur me Trumpin, transmeton Koha.net.

Në atë kohë, Trumpi ishte i martuar me gruan e tij aktuale, Melanian.

Goditja e radhës në atë që rezultoi një e premte e zezë për liderin e Shtëpisë së Bardhë, erdhi nga Wall Street Journal, që risjell historinë e pretenduar mes Trumpit dhe Stephanie Clifford, e njohur në botën e kinemasë ‘hard’, me emrin Stormy Daniels.

Ishte Rupert Murdoch, që foli fillimisht për çështjen në 2016-n, në mes të akuzave për ngacmime seksuale dhe seksizëm ndaj atëherë kandidatit presidencial Trump.

Tani dalin në dritë detaje të rëndësishme. Sipas medies amerikane, avokati i Trumpit, Michael Cohen kaloi 130 mijë dollarë në një llogari të pornostarit në Los Angeles, vetëm një muaj para zgjedhjeve presidenciale, që ajo të heshtë për marrëdhëniet seksuale që kishte pasur me Trumpin.

© KOHA

Komentet

Shto koment

Të ngjashme