Jep dorëheqje ambasadori i SHBA-së në Panama

Jep dorëheqje ambasadori i SHBA-së në Panama

12 janar 2018 19:24

Ambasadori i SHBA-së në Panama, John Feeley, ka dhënë dorëheqje nga posti i tij, duke i shkruar një letër dorëheqjeje Departamentit të Shtetit, ku ka theksuar se ai nuk mund të shërbejë më në administratën Trump, raporton Independent.

Departamenti i Shtetit i SHBA-së konfirmoi largimin e John Feeley, duke thënë se ai vendosi të "dalë në pension për arsye personale, që nga 9 marsi i këtij viti".

"Unë nënshkrova një betim për t’i shërbyer me besnikëri Presidentit dhe administratës së tij në një mënyrë apolitike, edhe kur nuk mund të pajtohem me politika të caktuara. Instruktorët e mi më bënë të qartë se nëse besoja se nuk mund ta bëja këtë, unë do të isha i nderuar që të jepja dorëheqjen. Kjo kohë ka ardhur”, thuhet mes tjerash në letrën e dorëheqjes së ish-ushtarakut, i cili para se të bëhej diplomat, pilotonte helikopterët.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme