Botë

Trump mohon deklaratat raciste

Presidenti amerikan Donald Trump ka mohuar se ka përdorur fjalë të pista për Haitin, El Salvadorin dhe vendet afrikane.

Raportimet se i kishte quajtur këto shtete ‘vende të pista’, në një takim në Zyrën Ovale, kanë ngjallë një reagim të ashpër në mbarë botën.

Një zyrtar i OKB-së i ka cilësuar raciste komentet e Trump, duke thënë se ato ‘i hapin derën anës më të keqe të njerëzimit’

Por Trump ka mohuar të ketë bërë deklarata të tilla gjatë takimit për migracionin. Ai në Twitter ka shkruar se gjuha ishte ‘ e ashpër, por nuk e kishte ajo që thuhej se e kishte përdorur’.