Kapet mbi një ton marihuanë në Serbi, 6 të arrestuar

Kapet mbi një ton marihuanë në Serbi, 6 të arrestuar

20 mars 2017 18:35

Policia serbe ka sekuestruar mbi një ton marihuanë, si dhe ka arrestuar 6 persona të dyshuar si trafikantë të lëndës narkotike. Mes tyre, 4 rezidentë në Beograd dhe një në Novi Pazar, ndërsa kreu i grupit të organizuar është identifikuar si D.G..

Droga ishte fshehur në ndarje të veçanta në disa kamionë cisternë të zbuluar në veri të Serbisë.

Në një konferencë për shtyp, ministri i Brendshëm Nebojsha Stefanoviq e përshëndeti aksionin si tejet “mbresëlënës”, ndërsa sasia e drogës ishte më e madhja e kapur ndonjëherë në një ndërhyrje të vetme të policisë, transmeton Tch.

Policia shtoi se sasia e lëndës narkotike, nëse do të shitej në treg, do të kapte vlerën e 4 milionë eurove. Sipas tyre, marihuana ishte paketuar në Kosovë dhe kishte për destinacion vendet e Evropës perëndimore.

Ballkani Perëndimor rezulton të jetë një prej rrugëve tranzit më të frekuentuara nga trafikantët e lëndëve narkotike drejt Evropës. Krimi i organizuar duket se lulëzon në rajon, që prej luftërave të viteve ’90.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme