Putin mohon ndërhyrjen ruse në zgjedhjet italiane

Putin mohon ndërhyrjen ruse në zgjedhjet italiane

11 janar 2018 20:46

Presidenti rus, Vladimir Putin ka mohuar deklaratat në lidhje me ndërhyrje të mundshme të Rusisë në proceset elektorale italiane, duke theksuar se raportet me Italinë janë shumë të mira.

“Ne kemi raporte të mira me Italinë dhe për ne, këto raporte me shtetin italian janë të rëndësishme, nuk ka asnjë kuptim që t’i shkatërrojmë”, deklaroi Vladimir Putin.

“Këto janë provokime që bëhen me qëllim shkatërrimin e lidhjeve mes dy vendeve tona. Ne kemi marrëdhënie të mira si me partitë politike, ashtu edhe me shërbimet sekrete italiane, me të cilët kemi biseduar për të bashkëpunuar mbi sigurinë dixhitale”, theksoi presidenti rus.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme