Dëmtohet autostrada e parë me panele solare

Dëmtohet autostrada e parë me panele solare

10 janar 2018 17:22

Vetëm pak ditë pas hapjes, autostrada eksperimentale solare në Kinë përkohësisht është mbyllur për shkak të vjedhjes.

Autostrada e parë botërore e ndërtuar nga panelet solare në gjatësi prej një kilometri, është hapur për qarkullim në provincën lindore kineze Shandong në fund të vitit të kaluar.

Ajo është e mbuluar nga mbi 10.000 panele solare që përbëhen nga tri shtresa.

Ekzistojnë edhe induksione elektromagnetike, të cilat në të ardhmen mund të mbushin veturat elektrike derisa kalojnë nëpër autostradë, ndërsa sistemi mund të ngrohet për të shkrirë borën dhe akullin, transmeton kp.

Por, inspeksioni zbuloi se disa pllaka solare mungojnë, pasi dyshohet të jenë vjedhur.

Pjesa e dëmtuar e autostradës është riparuar dhe kanë nisur hetimet për vjedhjen e paneleve solare.

Nëse vjedhja kishte për qëllim sabotimi, fajtorët do të përballen me gjykatën.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme