Evakuohet aeroporti i Sofjes për shkak të kërcënimit me bombë

Evakuohet aeroporti i Sofjes për shkak të kërcënimit me bombë

10 janar 2018 15:21

Udhëtarët dhe punonjësit e Terminalit 1 dhe 2 të Aeroportit të Sofjes janë evakuuar sot për shkak të alarmit për bombë.

Ministria e Brendshme njoftoi se evakuimi ndodhi pas një thirrje “malicioze” në ora 13:20.

Zyrtarët thanë se nuk ka pasur anulim të fluturimeve dhe pas inspektimit doli se alarmi të ishte i rremë.

Aeroporti ka nisur punën pas orës 14.30.

Image

Komentet

Shto koment

Të ngjashme