Botë

894 milionë dollarë mori vjet Serbia me shitje armësh

Në vitin 2016, Serbia në botë ka shitur armatim me vlerë 894 milionë dollarë , transmeton Koha.net.

Sipas “novostionline”, blerësit e huaj janë të interesuar për automjetet ushtarake “lazar” e “miloš”, raketat “alas”, sistemin raketor “morava”, predhën e dirigjuar “nora”.

Teknologjinë e prodhimit ë armëve Serbia e ka trashëguar nga ish-Jugosllavia dhe portal përmend avionin e dikurshëm luftës “Galeb 4”, që prodhohej në –ish Jugosllavi, pastaj tankun M-84A nga i cili Kuvajtit i ishin shitur 150 copë, lansuesin e raketave “orkan”.

Në listën e armëve të shitura në botë, përmenden ato të prodhuara në fabrikën “Zasatava” si revolet, pushkët, etj.