Ish-kryeministri slloven Alojz Peterle, aktualisht anëtar i Parlamentit Evropian, i kërkoi institucioneve të BE të gjejnë mënyra për ta detyruar Kroacinë të pajtohet me ligjin e BE-së mbi zbatimin e një vendimi të arbitrazhit, duke paralajmëruar se në të kundërtën “do të hapet kutia e Pandorës në Ballkan”, shkruan kp.
“Nëse Komisioni Evropian nuk merr një qëndrim të qartë tani, është e mundur që ajo të përballet me rihapjen e kutisë së Pandorës në Ballkan, e cila me siguri do të ndikojë në perspektivën evropiane të vendeve të Ballkanit Perëndimor”, paralajmëroi ai, duke theksuar se vetëm respektimi i ligjit mund të sigurojë paqe.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo