Partia Social Demokrate e Gjermanisë (SPD) e ka zgjedhur ish-presidentin e Parlamentit Evropian, Martin Schulz, për kandidat të kësaj partie për ta sfiduar kancelaren, Angela Merkel, në zgjedhjet e përgjithshme në muajin shator.
Schulz, 61 vjeçar, është lideri i parë partiak, në periudhën e pasluftës, që ka siguruar mbështetje të 100% të delegatëve në konferencën speciale të mbajtur mbrëmë në Berlin, për kandidaturën e tij për kancelar gjerman.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoMartin Schulz u tha afro 600 delegatëve partiakë se ai për shtylla të partisë gjatë fushatës zgjedhore, do ta theksoj “drejtësinë, respektin dhe dinjitetin”.
Aktualisht, Partia Social Demokrate është pjesë përbërëse e koalicionit qeverisës në Gjermani, së bashku me demokristianët e zonjës Merkel.