Botë

Parisi i shqetësuar nga trazirat në Iran

Franca shprehu sot shqetësimin e saj përballë numrit të lartë të viktimave dhe të arrestimeve gjatë një lëvizje kontestuese që po zhvillohet në Iran.

Në një komunikatë, Ministria e Punëve të Jashtme garantoi se “autoritetet franceze ndjekim me vëmendje situatën në Iran. E drejta për të manifestuar lirisht është një e drejtë themeltare. E njëjta gjë vlen edhe për qarkullimin e lirë të informacionit”.

“Franca shpreh shqetësimin e saj përballë një numri të lartë viktimash dhe arrestimesh. Këto çështje, si në mënyrë të përgjithshme respektimi për të drejtat e njeriut, do të jenë në zemër të shkëmbimeve tona me autoritetet iraniane në javët në vijim”, thekson diplomacia franceze.

Një lëvizje kontestuese kundër vështirësive ekonomike dhe pushtetit, e paprecedentë që prej vitit 2009, filloi para gjashtë ditësh në Iran duke shkaktuar vdekjen e të paktën 21 personave, mes të cilëve 16 manifestues.