Shkon në 21 numri i të vdekurve në protestat anti-qeveritare në Iran Foto: Reuters

Shkon në 21 numri i të vdekurve në protestat anti-qeveritare në Iran

02 janar 2018 10:41

Edhe nëntë persona tjerë kanë vdekur, përfshi edhe një 11 vjeçar, në protestat anti-qeveritare që po vazhdojnë në mbarë Iranin edhe këtë të martë.

Kështu, numri i viktimave në protestat e gjashtë ditëve të fundit ka shkuar në 21 persona, raporton “SkyNews”.

Televizioni shtetëror thotë se gjashtë protestues janë vrarë në qytetin Qahdarijan, gjatë një sulmi në një stacion policie. Përleshjet nisën derisa protestuesit provuan të vidhnin armë, sipas raportimeve nga atje, transmeton Koha.net.

Dy persona, një 20 vjeçar dhe një fëmijë 11 vjeç, vdiqën në qytetin Khomeinishahr dhe një pjesëtar i Gardës Revolucionare u vra në rajonin e afërt Kahriz Sang.

Rreth 100 persona janë ndaluar nga policia gjatë natës së mbrëmshme në rajonin Isfahan ku edhe po ndodhin trazirat më të mëdha.

Edhe 450 tjerë janë ndaluar gjatë tre ditëve të fundit në kryeqytetin Teheran, sipas agjencisë gjysmë-zyrtare “INLA”.

Këto protesta filluan si tubime kundër rritjes së çmimeve të artikujve themelorë të ushqimit dhe vështirësive të tjera ekonomike.

Këto janë protestat më masive politike në Iran, prej vitit 2009, kur ka pasur mospajtime lidhur me votimet presidenciale të kontestuara, në të cilat ishte rizgjedhur Mahmud Ahmadinejad.

Aktualisht, protestat janë mbajtur në dhjetëra qytete në gjithë Iranin, përfshirë disa lokacione në kryeqytetin Teheran.

© KOHA

Komentet

Shto koment

Të ngjashme