Botë

Në Kaliforni filloi shitja e marihuanës për rekreacion

Në Kaliforni të Shteteve të Bashkuara dje ka filluar shitja e marihunaës për qëllime rekreative.

Kështu, Kalifornia u bë shteti i tetë amerikan, që e ka miratuar ligjin për lejimin e përdorimit të marihuanës për qëllime të rekreacionit.

Afro 90 biznese e kanë marrë licencën shtetërore për shitje në ditën e Vitit të Ri, 2018.

Në Kaliforni, ku marihuana mjekësore është legale prej vitit 1996, industria e drogës nënkupton biznes të madh, transmeton rel.

Me lejimin e marihuanës për qëllime rekreative, pritet që tregu të rritet për 3.7 miliardë dollarë këtë vit dhe mbi 5 miliardë dollarë në vitin 2019, ka raportuar Business Insider.