Deputetja gjermane: Policia i dorëzohet bandave myslimane Foto: EPA

Deputetja gjermane: Policia i dorëzohet bandave myslimane

02 janar 2018 09:55

Nënkryetarja e partisë së djathtë gjermane Beatrix Von Storch është nën hetime në ditët e para të vitit për shkak të publikimeve anti myslimane në Twitter.

Von Storch ka akuzuar policinë e Këlnit për zbutje të “hordhive e burrave barbarë e banditë myslimanë” pasi ata postuan në Twitter një mesazh në gjuhën arabe për vitin e ri. Policia shkroi porosinë e vitit të ri edhe në gjuhë tjera, përfshi anglisht, frëngjisht dhe gjermanisht, shkruan Koha.net.

Siç transmetojnë mediat, deputetja gjermane do të akuzohet për veprën penale përhapje të urrejtjes.

Gjermania ka ligje të rrepta të gjuhës së urrejtjes, ndërsa mediat sociale mund të gjobiten deri në 50 milionë euro nëse nuk i heqin postimet e “dukshme të gjuhës së urrejtjes” dhe postime tjera brenda 24 orëve pas pranimit të njoftimit.

© KOHA

Komentet

Shto koment

Të ngjashme