Botë

Merkel: Evropa, prioriteti i viteve të ardhshme

Angela Merkel vuri theksin në forcimin e kompaktësisë së Bashkimit Evropian, që do të jetë çështja vendimtare e viteve të ardhshme, sipas tekstit të fjalimit të saj të fundvitit i publikuar të shtunën.

“Njëzet e shtatë shtete në Evropë duhet të jenë më të fortë se kurrë të inkurajuar për të formuar një komunitet solidariteti. Kjo do të jetë çështja vendimtare e viteve të ardhshme”, deklaroi kancelarja gjermane, ku fjalimi i saj do të transmetohet të dielën në mbrëmje në televizion, transmeton kp.

E ardhmja e Gjermanisë është e lidhur pazgjidhshmërisht me të ardhmen e Evropës”, theksoi ajo, duke rikujtuar se Berlini dhe Parisi po punojnë së bashku për të përgatitur më së miri Evropën për sfidat e së ardhmes.

“Ky vit do të jetë për ne evropianët i prezantimit të vlerave tona me solidaritet dhe me besimin si brenda dhe jashtë”, u shpreh ajo ndërsa largimi në proces i Britanisë së Madhe dhe divergjencat e thella mes vendeve, kryesisht për kuotat e shpërndarjes së refugjatëve kanë tronditur themelet e ndërtesës evropiane.

Dhe kjo është një çështje për të garantuar një Evropë të fortë ekonomikisht dhe të drejtë, e aftë gjithashtu për të mbrojtur në mënyrë të vazhdueshme kufijtë e saj të jashtëm si dhe sigurinë e qytetarëve të saj”, sipas tekstit.

Në mesin e dhjetorit, Angela Merkel dhe presidenti francez, Emmanuel Macron premtuan të paraqisnin një vizion të përbashkët për të reformuar eurozonën që përfshin 19 shtete që kanë miratuar monedhën e përbashkët evropiane.