Botë

Për natën e Vitit të Ri, Franca angazhon 140,000 oficerë të sigurisë

Gjatë festimit të Vitit të Ri, Franca ka planifikuar të forcojë masat e sigurisë, duke përfshirë vendosjen e forcave shtesë të sigurisë në të gjithë vendin, numri i të cilëve do të arrijë në 140,000 oficerë të sigurisë.

Ministria franceze e Punëve të Brendshme ka theksuar se në kontekstin e kërcënimeve terroriste në rritje, prioritet është garantimi i sigurisë së francezëve dhe turistëve, si dhe festimi i festës në një atmosferë paqësore.