Botë

"Loja e fëmijës", shkak i zjarrit vdekjeprurës në New York

Hetuesit në New York besojnë se zjarri në një ndërtesë në lagjen Bronx, i cili ka lënë të vrarë 12 njerëz, është shkaktuar nga loja e një fëmije me një stufë.

Një djalë i pambikëqyrur trevjeçar aksidentalisht ka nisur zjarrin, tha komisionari për zjarre, Daniel Nigro.

Pasi nëna e djalit ka ikur nga banesa me dy fëmijët e saj, ajo ka lënë derën hapur, duke bërë që flakët të përhapen në korridore, tha ai, transmeton rel.

Zjarri të enjten në mbrëmje ka qenë më vdekjeprurësi në qytet në së paku 25 vjet, tha kryetari i New Yorkut, Bill de Blasio.

Policia tha se në mesin e të vdekurve janë tri vajza, të moshës 1, 2 dhe 7 vjeçe, dhe një djalë që nuk është identifikuar ende.

Mbi 160 zjarrfikës kanë ndihmuar për t’i sjellë flakët nën kontroll.