Botë

Zjarr në Mumbai - 15 të vdekur

Të paktën 15 veta humbën jetën dhe mbi 50 u plagosën nga pasojat e zjarrit që shpërtheu të premten në mëngjes në një restorant në Mumbai, kryeqyteti financiar i Indisë.

Zyrtari i shërbimit të zjarrfikësve, Balkrishna Kadam, tha se zjarri që shpërtheu në restorantin në katin e sipërm përfshiu ndërtesën katërkatëshe.

Më shumë se 50 veta u dërguan në spital. Ai tha se në mesin e të vdekurve janë 11 gra.

Kanali televiziv, New Delhi, tha se ndërtesa në zonën e dikurshme industriale të Mumbait qendror, ka disa restorante luksoze që ishin hapur viteve të fundit duke e bërë atë një zonë popullore të jetës së natës.

Zjarrfikësit luftuan për më shumë se pesë orë për të shuar zjarrin, shkaktari i të cilit është duke u hetuar.