Botë

Sondazhi: Obama dhe Clinton, më të admiruarit e vitit

Ish-presidenti amerikan Barak Obama dhe ish-kandidatja demokrate Hillary Clinton mbesin burri dhe gruaja më e admiruar në botë mes amerikanëve, sipas një sondazhi të ri të kompanisë Gallup.

Sondazhi gjeti se ish Presidenti Obama dhe ish Sekretarja e Shtetit Clinton ruajtën statusin e tyre të burrit dhe respektivisht gruas më të admiruar ashtu si në 10 vitet e fundit, por me një epërsi shumë më të vogël krahasuar me vitet e kaluara.

Shtatëmbëdhjetë për qind e të anketuarve (nga 22 për qind që kishte marrë në vitet paraprake) thanë se zoti Obama ishte burri më i admiruar në botë, krahasuar me 14 për qind që votën i dhanë Presidentit Donald Trump, i cili ishte i dyti.

Clinton, me 9 për qind mbështetje ruajti statusin e gruas më të admiruar në botë, e pasuar nga ish zonja e parë Michelle Obama, e cila mori 7 për qind mbështetje nga të anketuarit.

Ky është viti i 16-të rradhazi, që sondazhi nxjerrë zonjën Clinton si gruan më e admiruar në botë.

Në mesin e pesë burrave më të admiruar ishin edhe Papa Françesku me 3 për qind mbështetje të të anketuarve, predikuesi Billy Graham me dy për qind dhe Senatori John McCain me dy për qind mbështetje.

Oprah Winfrey doli e treta në sondazhin për gruan më të admiruar në botë me katër për qind mbështetje, e pasuar nga senatorja Elizabeth Warren me tre për qind dhe Kancelarja gjermane Angela Merkel me dy për qind mbështetje.