Botë

Sulm vetëvrasës në Kabul, dhjetëra të vdekur

Të paktën 40 persona kanë vdekur e 30 tjerë janë lënduar si pasojë e një sulmi vetëvrasës në Kabul.

Sulmi ka ndodhur në një organizatë kulturore dhe fetare Shia, shkruan BBC, transmeton Koha.net.

Ministria e brendshme në kryeqytetin afgan ka thënë se sulmi vetëvrasës u bë nga dy shpërthime.