Sllovenia paralajmëron zbatimin e vendimit të Arbitrazhit pavarësisht mospajtimit të Kroacisë Foto: Ilustrim

Sllovenia paralajmëron zbatimin e vendimit të Arbitrazhit pavarësisht mospajtimit të Kroacisë

27 dhjetor 2017 22:37

Kryeministri slloven Miro Cerar ka deklaruar sot se Sllovenia deri në fund të kësaj jave do të fillojë së zbatuari vendimin e Gjykatës së Arbitrazhit për kufirin në pjesën që ka të bëjë me detin përkundër se këtë vendim Kroacia nuk e njeh, ndërsa ka theksuar se nuk pret incidente nëse vija që e kanë caktuar gjykatësit respektohet nga shteti kroat.

Sllovenia dhe Kroacia nuk kanë ç’të vendosin, por kanë ç’të respektojnë, ka thënë Cerar, përcjell Hina.

Cerar për fillimin e zbatimit të vendimit ë Gjykatë së Arbitrazhit për kufirin me Kroacinë është konsultuar me zyrtarë me të lartë të vendit dhe për këtë e ka marrë pajtimin e tyre.

“Sllovenia nuk ka nxitur incidente, as nuk do t’i nxisë ato. Po këtë e pret edhe nga Kroacia. Nëse respektohet vija kufitare , incidente kufitare nuk duhet pritur”, ka thënë Cerar, transmeton Koha.net.

Kryeministri kroat Andrej Plenkoviq ka thënë se “Kroacia në kontestin kufitar me Slloveninë mbron atë që është kroate".

Duke komentuar qëllimin e Sllovenisë, e cila ka thënë se që nga 29 dhjetori do të zbatojë vendimin e Arbitrazhit për kufirin ndërmjet dy vendeve,të cilin Kroacia s’e njeh, Plenkoviq për HRT ka theksuar se “nuk ka zbatim të njëanshëm të asnjë vendimi” dhe se sllovenëve e partnerëve në bashkësinë ndërkombëtare u është thënë se “në situata të tilla më e rëndësishmja është që të evitohen hapat e njëanshëm që mund të shpien tek incidente".

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme