Botë

Arrestohet i dyshuari për vrasjen e gazetares në Meksikë

Descriptive Text

Autoritetet meksikane kanë arrestuar një person të dyshimtë që dyshohet se urdhëroi vrasjen e gazetares Miroslava Breache në mars të këtij viti.

Komisioni kombëtar për siguri bën të ditur se i dyshuari 43 vjeçar është arrestuar bashkë edhe me dy persona tjerë në qytetin Bakobampo në shtetin Sonora.

I dyshuari është identifikuar si lider i grupit kriminal e cila është aktive në disa pjesë të shteteve Sonora dhe Chihuahua.

Breache (24) ka qenë gazetare e gazetës “La Hornada”. Në të janë shkrepur tetë plumba para garazhit në shtëpinë e saj më 23 mars.

Këtë vit në Meksikë janë vrarë 10 gazetarë.