Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Papa Françesku kërkon paqe në Jerusalem dhe në botë

Për shkak të shtimit të tendosjeve të fundit mes Izraelit dhe palestinezëve, Papa Françesku u pozicionua edhe njëherë shumë qartë lidhur me gjendjen në Lindjen e Mesme.

Në mesazhin e tij për Krishtlindjet, Papa tha se ende shpreson se ekziston vullneti për rifillimin e dialogut dhe kërkoi paqe për Jerusalemin dhe vendin e shenjtë.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Zgjidhja me dy shtete

“Ne lutemi që më në fund të arrihet një zgjidhje me negociata, e cila do të mundësonte koekzistencën e përbashkët dhe njohjen ndërkombëtare të kufijve mes dy shteteve”, theksoi Papa në lutjen tradicionale “Urbi et Orbi” në Sheshin qendror në Vatikan, ku ishin mbledhur me dhjetëra mijëra besimtarë, raporton DW.

Presidenti amerikan Donald Trump e ka njohur Jerusalemin si kryeqytet të Izraelit, që ka shkaktuar reagime të shumta negative në mbarë botën. Vendimi i tij nuk është mbështetur me shumicë në Asamblenë e OKB-së, e cila ka hedhur poshtë një Rezolutë për njohjen e këtij qyteti të ndarë si kryeqytet të Izraelit.

Françesku në mesazhin e tij ka mbështetur përpjekjet për gjetjen e një zgjidhje e “cila do të siguronte drejtësi dhe siguri për të gjithë”.

Rreziku nga lufta në Korenë e Veriut

Sa i përket krizës së fundit në Korenë e Veriut, për shkak të programit të saj bërthamor, Papa Françesku ka kërkuar që tendosjet të tejkalohen me marrëveshje. Për marrëveshje nevojitet më shumë mirëbesim, sepse zgjidhja paqësore është në interesin e mbarë botës, paralajmëroi Papa. Muajt e fundit janë shtuar në veçanti tendosjet mes Koresë së Veriut dhe SHBA-së, për shkak të testimit të raketave bërthamore.

Rrënimi i vlerave

“Në kohën e gërmadhave të luftërave dhe koncepteve të tejkaluara të zhvillimit, në kohën kur kemi një rënie njerëzore, dallime të mëdha sociale dhe shkatërrime të mjedisit, koha e Krishtlindjeve është koha kur duhet t'u kthehemi vlerave të Krishtit”, theksoi Françesku.

81-vjeçari nënvizoi vuajtjet e njerëzve në Siri, Irak, Jemen, jug të Sudanit, Venezuelë dhe Ukrainë. Kreu i Kishës Katolike apeloi për kulturë mirëseardhjeje dhe zemërgjerësi ndaj refugjatëve.