Botë

Autobusi përplaset në hyrje të metrosë, 4 të vdekur 13 të lënduar

Descriptive Text

Të paktën katër persona kanë vdekur dhe 13 të tjerë janë lënduar pasi një autobus është përplasur në hyrjen e një metroje në kryeqytetin e Rusisë, Moskë.

Autoritetet kanë thënë se pasagjerët dhe këmbësorët kanë qenë në mesin e viktimave të ditës së sotme.

Pamjet e televizionit kombëtar shfaqin autobusin poshtë shkallëve të metrosë, derisa shumë këmbësorë kanë duke vrapuar, transmeton rel.

Autoritetet ruse kanë hequr mundësinë e ndonjë sulmi terrorist, duke thënë se dyshojnë për ndonjë lëshim mekanik apo se drejtuesi i autobusit e ka humbur kontrollin e mjetit.

Policia ka thënë se është duke intervistuar ngasësin e mjetit.

Stacioni i metrosë gjendet në rrugën kryesore në perëndim të Moskës, afër një qendre tregtare të popullarizuar.

Majori i Moskës, Sergei Sobyanin, është cituar të ketë thënë sipas medieve ruse se ai ka urdhëruar që të bëhet kontrollimi i të gjithë autobusëve.