Botë

Anulohet përsëri seanca për rastin “Ryshfeti”

Gjykimi për lëndën “Ryshfet” në të cilin është i akuzuar kryeministri i Maqedonisë, Zoran Zaev është anuluar përsëri për më 29 janar të vitit të ardhshëm, me pretekstin se lënda nuk ka mbërritur nga Gjykata e Apelit e cila ende nuk ka vendosur për ankesën PI-masat në këtë rast.

“Ne kërkuam heqje të gjykatëses dhe shpresoj që shpejt të merret vendim që të mund të vazhdojë procesi gjyqësor”, tha Zaev sot para Gjykatës Penale.

Në pyetjen se çfarë pret nga Gjykata e Apelit, Zaev u përgjigj se pret që ankesa të pranohet, por sido që të vendosë Gjykata do ta respektojë vendimin.

“Ankesa është esenciale për vetë procedurën dhe i dedikohet asaj se nëse PI-masat publikisht të publikuara në vazhdim të seancës do të jenë dëshmi apo jo. Unë dëshiroj që ai incizim të jetë publikisht qasës që të mund ta shohin të gjithë tërësisht, pa pjesët ku është prerë për shkak të asaj që jo vetëm unë jam i bindur në marrjen e drejtësisë dhe konfirmimin e pafajësisë sime sepse ushtroj funksion të lartë politik”, tha Zaev.