Presidenti i Guatelamës, Jimmy Morales, ka thënë se vendi i tij do të bart ambasadën në Jerusalem, duke ndjekur hapin e njëjtë sikur Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Morales ka thënë se ka vendosur për ndërrimin e lokacionit nga Tel Avivi në Izrael, pasi ka biseduar me kryeministrin izraelit, Benjamin Netanyahu.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoPresidenti amerikan, Donald Trump ka zemëruar botën arbane dhe aleatët e tij kudo në botë kur njoftoi gjatë këtij muaji, se Shtetet e Bashkuara e njohin Jerusalemin kryeqytet të Izraelit, transmeton rel.
Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara ka votuar me 129 vota në favor të një draft rezolute, me anë të së cilës kundërshtohet vendimi i Uashingtonit për Jerusalemin.
Guatemala, ishte vetëm një nga shtatë shtetet që e përkrahën SHBA-në, për të votuar kundër rezolutës.
Trump ka kërcënuar se mund të ndërpresë ndihmën financiare për shtetet që kanë votuar në favor të rezolutës së OKB-së.
Palestinezët e konsiderojnë Jerusalemin si kryeqytet të shtetit të tyre të ardhshëm.