Botë

“Më lejoni të kthehem”, lideri katalunas i thotë Spanjës

Udhëheqësi separatist i Katalonjës, Carles Puigdemont, të shtunën i ka bërë thirrje Qeverisë spanjolle të lejojë kthimin e tij në Spanjë në kohë për hapjen e parlamentit katalanas, deri më 23 janar, në mënyrë që ai të mund të bëhet presidenti i ardhshëm i këtij rajoni.

Puigdemont, që udhëhoqi Katalonjën deri në tetor përballet me një arrest në Spanjë për rolin e tij në organizimin e referendumit për Pavarësinë dhe shpalljen e Republikës së Katalonjës, është në ekzil në Belgjikë, transmeton Koha.net.

Separatistët siguruan shumicën parlamentare në zgjedhjet rajonale të enjten, megjithatë ende është e paqartë nëse Puigdemont dhe liderët e tjerë të burgosur të lëvizjes do të jenë në gjendje të marrin pjesë në seancat e Kuvendit.

“Dua të rikthehem në Katalonjë sa më shpejtë që është e mundur. Do të doja të kthehesha tani. Do të ishte një lajm i mirë për Spanjës”, ka thënë Puigdemont për Reuters.

I pyetur nëse do të kthehej në kohë për seancën e hapjes që duhet të mbahet më së voni më 23 janar, ai tha se, “Do të ishte e natyrshme nëse nuk më lejohet të betohem si president, do të ishte një anormale për sistemin demokratik spanjoll. Unë jam president i Qeverisë rajonale dhe do të mbetem president nëse shteti spanjolli respekton rezultatet e votimeve”.

Puigdemont, që ka bërë thirrje për dialog me Qeverinë spanjolle për të zgjidhur tensionet aktuale ndërmjet tyre, ka thënë se është i gatshëm të dëgjojë të gjitha ofertat nga kryeministri spanjoll, Mariano Rajoy.