Kancelari austriak, Sebastian Kurz garantoi sot, në fjalimin e tij të parë para Parlamentit, se qeveria e tij do të ketë për prioritet të luftojë antisemitizmin në të gjitha format, për të cilin nuk ka vend në Austri.
“Ne do të luftojmë me vendosmëri antisemitizmin në të gjitha format e tij, atë të zakonshmin por edhe atë që importohet në vendin tonë, kjo është një detyrë e rëndësishme për qeverinë tonë”, deklaroi kreu konservator, në krye të një koalicioni të krijuar me partinë e ekstremit të djathtë FPO.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoFPO-ja mban gjashtë ministri, mes të cilave atë të Punëve të Brendshme, të Mbrojtjes dhe të Punëve të Jashtme, në qeverinë që morri funksionet të hënën, ndërsa Izraeli ka njoftuar se ministrat e tij nuk do të kenë, deri tani, kontakte direkte me ministrat e dalë nga kjo parti.
E themeluar kryesisht nga ish-nazistë, shumë anëtarë të FPO-së janë kritikuar për deklaratat e tyre antisemite në të kaluarën, por kohët e fundit po përpiqet të kryejë një afrim me komunitetin hebre.
Programi i qeverisë së re paraqet mes prioriteteve të saj reduktimin e ndihmës sociale për emigrantët dhe shefi i FPO-së, Heinz Christian Strache, tashmë zënvendëskancelar, vlerëson se “islami nuk e ka vendin në shoqërinë austriake”.
Për sa i përket ambicieve të qeverisë së re, Strache iu shpreh deputetëve të tij se “nuk mund dhe nuk duam të ndryshojmë gjithçka, por të bëjmë më mirë”.