Botë

Britania po dërgon qindra ushtarë, tanke dhe armatim të rëndë në kufirin me Rusinë

Qindra ushtarë britanikë dhe tanke janë rrugës për në kufirin e Europës me Rusinë, në shfaqjen më të madhe të forcës kundër Moskës që nga Lufta e Ftoftë, transmeton koha.net.

Rreth 120 trupa janë vendosur në bazën ajrore në Estoni, që është në kufi me Rusinë dhe sheh Moskën si kërcënim të Perëndimit.

Treqind makina do të mbërrijnë gjatë javës së ardhshme, duke përfshirë makinat luftarake ‘Warrior’, tanket Challenger 2 dhe altileri AS90, transmeton koha.net.

Trupa të tjerë britanikë do të dërgohen, duke u bërë rreth 800 gjatë muajit të ardhshëm, dhe të gjitha me kërkesë të Estonisë, si pjesë e një zhvillimi të madh të NATO-së në Europën Lindore.

Sekretari i mbrojtjes së Britanisë, Sir Michael Fallon ka thënë se kjo lëvizje është më shumë rreth asaj “të ngrihemi kundër agresionit rus”.

{gallery}