Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Alarm për bombë në Moskë

Policia ruse është duke hetuar personin, i cili të shtunën ka dërguar një alarm të rrem për vendosjen e eksplozivit në stacionin hekurudhor Kursk në Moskë, për shkak të të cilës më shumë se 200 persona janë evakuuar nga hapësirat e stacionit.

“Nuk është gjetur kurrfarë eksplozivi gjatë kërkimit të hapësirës. Stacioni hekurudhor po punon si zakonisht. Policia ka ndërmarrë masa për identifikimin dhe arrestimin e personit që ka dërguar alarmin e rrejshëm anonim”, thuhet në komunikatën e Shërbimit të Njësisë për komunikacion të Ministrisë së Punëve të Brendshme ruse, transmeton TASS, përcjell ksp.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo