Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Fico: Ballkani sërish po ndizet

Kryeministri sllovak, Robert Fico, gjatë një takimi me sekretarin e përgjithshëm të OKB-së, Antonio Guterres në New York, ka thënë se Ballkani “sërish ka nisur të marrë flakë” dhe se duhet që disa shteteve të atij rajoni t’iu ofrohet e ardhmja evropiane, sepse, në të kundërtën, “sërish do të rritet nervozizmi”.

“Unë dhe sekretari i Përgjithshëm, ndiejmë se Ballkani sërish po nis të marrë flakë. Është me rëndësi që disa shteteve të atij rajoni t’iu ofrohet e ardhmja në BE, pasi që në të kundërtën sërish do të forcohej nervozizmi”, ka thënë Fico për agjencinë sllovake të lajmeve TASR, transmeton Koha.net.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Ai ka theksuar se Evropës i nevojiten po ashtu Kombet e Bashkuara të fuqishme, meqë Bashkimi Evropian nuk është sa duhet i fuqishëm që të angazhohet në disa kriza.

“Dua KB të fuqishme, sepse BE-ja nuk është sa duhet e fuqishme që të angazhohet në disa punë. BE-ja në thelb as nuk është e pranishme në Ukrainë. Nuk kemi kurrfarë ndikimi në zhvillimet në Siri”, është shprehur Fico.

Kryeministri i premtoi Guterresit se Sllovakia është e gatshme të mbështesë projekte konkrete të arsyeshme të KB në Evropë në krizën migratore, ashtu siç mbështet projekte të arsyeshme në BE.

Guterres ia prezantoi Ficos programin e ri të ndihmës për Libi e Itali, që emigrantet të ndalen jashtë kufijve evropianë ndërsa t’u ndihmohet që të kthehen në shtëpitë e tyre dhe që atje të përmirësohen kushtet e tyre, ku vendet e Katërshes së Vishegradit do të investojnë 36 milionë euro në Fondin për Libinë në bashkëpunim me Italinë.

“Duhet edhe më tutje të realizojmë projekte jashtë BE-së dhe njëherësh të sanojmë problemin e migrimit edhe në vendet e treta”, është shprehur Fico.