Botë

Vuçiq, tri ditë në Moskë, shumë marrëveshje me Rusinë

Kryetari i Serbisë Aleksandar Vuçq do të qëndrojë në Rusi nga sot deri më 20 dhjetor, transmeton Koha.net.

Ai në Moskë do të bisedojë me kryetarin e Rusisë Vladimir Putin dhe bashkërisht do të marrin pjesë në nënshkrimin e disa marrëveshjeve bilaterale , njoftojë medie serbe pa treguar se cilat do të jenë ato marrëveshje.

Vuqiç në Moskë do të dorëzojë medalje mirënjohjeje për ish- ambasadorin rus në OKB Vitalij Çurkin i cili ka qenë zë i Beogradit për Kosovën në mbledhjet e Këshillit të Sigurimit.

Shefi i shtetit serb, me të cilin do të jenë edhe kreu i diplomacisë serbe Ivica Daçiq, ministri i Mbrojtjes Aleksandar Vulin etj., do të zhvillojë edhe shumë aktivitete të tjera me qëllim të shtimit të bashkëpunimit ndërmjet dy vendeve.