Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Loja e diktatorëve me “lajmet e rreme”

Presidenti amerikan, Donald Trump, e përdor vazhdimisht frazën “lajme të rreme”, si mjet për të sulmuar kundërshtarët, për ta konsoliduar bazën politike, duke u munduar që në të njëjtën kohë të diskreditojë mediet amerikane, të cilat janë duke e hetuar me agresivitet Presidencën e tij.

Sidoqoftë, ai nuk është i vetmi lider i dashuruar me këtë frazë, shkruan “The New York Times”, transmeton “Koha Ditore”. Duke e ndjekur shembullin e Trumpit, shumë prej autokratëve dhe diktatorëve të botës kanë filluar që ta përdorin atë.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Kur “Amnesty International” e publikoi një raport rreth vdekjeve nëpër burgjet e Sirisë, presidenti sirian, Bashar al-Assad, u përgjigj se “jemi duke jetuar në një erë të lajmeve të rreme”.

Presidenti Nicolas Maduro i Venezuelës, në shtetin e të cilit demokracia po kufizohet gjithnjë e më shumë, ka fajësuar mediet globale për “shumë versione të rreme, shumë gënjeshtra”, duke shtuar “kjo është ajo çfarë quajmë ‘lajme të rreme’ sot”.

Në Birmani, ku vëzhguesit ndërkombëtarë e akuzojnë ushtrinë për një fushatë gjenocidale kundër myslimanëve Rohingya, një zyrtar i sigurisë i tha gazetës “The New York Times” se “nuk ka diçka të tillë si Rohingya”, duke shtuar: “Janë lajme të rreme” ... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)