Botë

Kufiri shtetëror që kalon nëpër shtretërit e çifteve

Në një qoshe të qetë në Evropën veriore ekziston një anomali gjeopolitike, ku shumë ndërtesa kanë të drejtën e kalimit të kufirit ndërkombëtar.

Është një vend ku një person mund të jetë në shtratin e njëjtë të gjumit me burrin a gruan, por që gjithsecili fle në shtete të ndryshme, transmeton “Koha Ditore”. Është një vend ku njerëzit ndërrojnë vendin e derës së hyrjes për hesape ekonomike.

Jo fort larg kufirit belg, komuna holandeze Baarle-Nassau është vendi ku ndodhen tridhjetë enklava belge, të njohura kolektivisht si Baarle-Hertog. Në hartë duken si një mozaik i koklavitur, me disa sosh që brenda vetes kanë enklava holandeze.

I gjithë ky lëmsh daton prej kohës së mesjetës, kur parcelat e tokës ishin ndarë ndërmjet familjeve të ndryshme aristokratike lokale... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)